2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Tragjedia në Mal të Zi, humbën jetën 11 persona – MPB jep informacione të reja

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq tha se e gjithë udhëheqja e Drejtorisë së Policisë aktualisht ndodhet në Cetinje dhe se të gjitha segmentet e krimit të sotëm, përfshirë likuidimin e vrasësit, janë duke u hetuar rastin e humbjes së 11 jetëve.

Ai tha se nuk ka informacion për bashkëqytetarin që vrau autorin e këtij krimi.

“Zbardhja e gjithçkaje që ka ndodhur është në vazhdim e sipër, nuk mund të japim informacion të parakohshëm. Besojmë se policia do të bëjë gjithçka në mënyrë profesionale, nëse do të rezultojë se ka pasur disa lëshime gjatë aksionit të policisë, do të bëhet publike”, tha ai, duke shtuar se nuk do të paragjykojë askënd.

Ai po ashtu ka shtuar se sipas informacioneve që ka, polici i plagosur ka tentuar ta ndalë vrasësin dhe me atë rast ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe shpatullës, raporton rtcg.

“A mund të kishte reaguar ndryshe, mbetet për t’u parë. Le të tregojmë unitet në këto momente të vështira”, tha ministri.

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq tha se incidenti në Cetinje ishte një tragjedi e paprecedentë dhe se Mali i Zi ka humbur shumë.

“Të gjithë jemi të tronditur, kërkojmë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e të vdekurve, të plagosurit, disa prej të cilëve fatmirësisht janë jashtë rrezikut, u dëshirojë shërim të shpejtë”, tha ai.

Abazoviq theksoi se MPB-ja dhe Spitali i Cetinjes janë të gatshëm për çdo lloj mbështetje. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Moti për sot me vranësira dhe reshje bore, minimalja minus 2 gradë Celsius

Vikendi pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës bën të ditur se të shtunën moti është kryesisht i vranët dhe me...

Lajmet e Fundit