8.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Aksion kundër fajdes dhe bixhozit në Prizren

Rreth 100 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (DKKO) dhe dhjetëra pjesëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), janë mobilizuar në orët e pasdites në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit të fajdes dhe bixhozit të paligjshëm në regjionin e Prizrenit dhe Prishtinës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore janë realizuar përfitime të mëdha nga persona të ndryshëm.

Gazeta Sinjali nga burime të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Në mbështetje të këtij aksioni, Gazeta Sinjali mëson se janë mobilizuar edhe dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (NJSO), Njësia Kundër Krimeve Kibernetike, Njësia Kundër Deminimit, si dhe Njësia K-9.

Ky mega-aksion pritet të vë në pranga rreth 20 persona të dyshuar për veprën penale të fajdes dhe bixhozit të paligjshëm. Në mesin e të arrestuarve pritet të jetë edhe së paku një zyrtar i Policisë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit.

 

Sinjali mëson se me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, do të realizohen bastisje në disa lokacione në Prizren dhe rrethinë, si dhe në disa lokacione në Prishtinë.

Po ashtu, me rastin e bastisjes në këto lokacione do të sekuestrohen pajisje elektronike, telefona të mençur, vetura e sende tjera të luajtshme, të cilat do të shërbejnë si prova gjatë fazes së mëtutjeshme të hetimit.

Sinjali disponon edhe detaje të tjera nga mega-operacioni në zhvillim, por me qëllim të ruajtjes së konfidencialitetit të hetimit dhe parandalimit të dëmtimit të provave apo arratisjes së personave të dyshuar, nuk do t’i publikojë deri në një moment kur lajmi nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e aksionit

Më Shumë

Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah çdo qytetari

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe në Suharekë. Ai tha se me përgjegjësi dhe kompetencë do t’I trajtojnë të gjitha...

E dhimbshme: 62 vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte ish-ushtar i UÇK-së

Një rast i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Dyshimet e...

Lajmet e Fundit