Pushimorja e Nashecit është gati për të pritur deri në 50 fëmijë |Video

Në Nashec mund të pushojnë rreth 50 fëmijë, të cilët gjatë periudhave të ndryshme kanë pësuar trauma nga dhuna.

Rivitalizimin e pushimores së vjetër dhe adaptimin për këtë kategori fëmijësh po e bën Ambasada japoneze në bashkëpunim me organizatën “Terr De Hom” dhe komunën e Prizrenit.

 

“Kjo qendër do të ofrojë shërbime të ndryshme: këshillime psikologjike, aktivitete psiko-sociale e fuqizim ekonomik për fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre”, tha kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pas intervenimeve të operatorit ekonomik, Pushimorja e Nashecit është gati për të pritur deri në 50 fëmijë, që do të rehatohen në këto hapësira.

Terrenet rekreative, trotuaret dhe shtigjet e ecjes janë të përshtatshme për të gjitha moshat.

Përndryshe pika turistike në Nashec ka kohë që nuk shfrytëzohet nga pushues dhe vizitorë. Në këtë vend gjenerata të tëra mbajnë mend pushimet që organizoheshin për punëtorë e fëmijë nga e mbarë Kosova.

Kronika e mëposhtme sjell detajet:

 

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit