Arrestohet një grua në Malishevë, dyshohet se rrahu fëmijën e saj trevjeçar dhe burrin

Një grua është arrestuar sot nga policia në Malishevë.

Ajo dyshohet se e ka rrahur fëmijën e saj trevjeçar e po ashtu edhe burrin e saj.

E dyshuara është e moshës 28-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot stacioni policor në Malishevë e ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë” – tha Elezaj.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit