10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Hajnat e maskuar ia marrin me dhunë kuletën gruas në Prizren

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të enjten mbrëma, në rrugën “Halil Ahmetaj” në Prishtinë, ku ka ndodhur një rast i vjedhjes në mënyrë të vrazhdë, në mes të rrugës. Viktimë ishte një grua 48-vjeçare, e cila u përballë me dy hajna të maskuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima u ballafaqua me të dyshuarit ia zunë pritën papritmas dhe ia morën me dhunë kuletën me dhjetëra euro dhe dokumentet e saj nga xhepat. Posa kryen vjedhjen ata dyshohet se janë larguar në drejtim të panjohur dhe për pasojë nuk u gjet asnjë gjurmë.

 

 

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, me ç’rast e ka përshkruar se si ndodhi ngjarja në detaje.

Sinjali mëson se pasi është vënë në dijeni për rastin edhe Prokurori i Shtetit, janë marrë veprimet e nevojshme, por akoma nuk është bërë identifikimi i personave të dyshuar. Sipas të njëjtave burime, hetimet kanë nisur, teksa veprimet tjera do të ndërmerren pasi të zbulohen hajnat.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, Kushdo që kryen vjedhje duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë dënohet me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 7 vjet.

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit