Zelensky s’i mban lotët në varrimin e ministrit të Mbrojtjes dhe viktimave tjera nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u pa duke qarë kur shkoi në shërbesën përkujtimore të shtunën në nderim të shtatë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme që vdiqën pasi helikopteri tyre u rrëua.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë vdiqën kur helikopteri i tyre Super Puma i prodhimit francez ra në mes të mjegullës në një çerdhe në periferi lindore të Kievit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shtatë persona të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, në aksident. Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e tij.

Helikopteri u rrëzua vetëm disa ditë pasi të paktën 45 persona u vranë në një sulm me raketa rus që rrafshoi pjesërisht një bllok banesash në qytetin juglindor të Dnipro.

“Trishtimi i papërshkrueshëm po mbulon shpirtin”, shkroi Zelenskiy në një postim në Telegram të shtunën. “Ukraina po humb çdo ditë djemtë dhe vajzat e saj më të mira”.

Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, bënë nderimet e tyre për të afërmit e viktimave brenda qendrës kulturore të Shtëpisë së Ukrainës në qendër të Kievit.

Videon mund ta shihni KËTU

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit