15.8 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

Osmani në Krushë: S’mund të ketë paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në Krushë të Madhe me rastin e 24 vjetorit të masakrës atje.

“Është vështirë të gjenden fjalë për të përshkruar dhimbjen që e kaplon gjithë popullin e Kosovës, por në veçanti familjet e Krushës së Madhe dhe të fshatrave përreth, ku sikurse cdo vit, ne i përkujtojmë 241 burra e djem, 7 fëmijë e 5 gra, në mesin e të cilave njëra shtatzënë, të vrarë mizorisht në mënyrën më makabre nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, tha Osmani.

“Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura. Prej më tepër se 20 vjetësh, fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët ende figurojnë në listat e të zhdukurve me dhunë. Zemrat e coptuara të nënave, grave, motrave e të fëmijëve të krushjanëve ende kërkojnë drejtësinë e munguar. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen, njësoj sikurse edhe gjenocidi që kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar. Ndaj sot dhe gjithnjë nuk do ndalemi së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i patriotit të madh Ukshin Hotit dhe i të gjithë krushjanëve të tjerë të zbardhet. Asnjëherë nuk duhet të heshtim e as të dorëzohemi, ngase besojmë se shpirti human i botës demokratike nuk do të hesht në kërkim të drejtësisë për jetërat e pafajshme dhe familjarët e tyre të mbijetuar vetëm fizikisht, por me shpirt, zemër e mendje të dërrmuar nga dhimbja e trishtimi i vazhdueshëm”, deklaroi ajo.

“Vërtetetë që ne jemi të përkushtuar për paqe, por ua kemi borxh gjen të ardhshme ta brojmë të vërtetën e patjetërsueshme dhe e vërteta është një dhe vetëm një- Kosova bëri luftë të drejt çlirimtare, ndërkaq Serbia kreu gjenocid mbi popullin tonë”, tha Osmani.

“Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe vënien e autorëve para drejtësisë”, u shpreh ajo.

Më Shumë

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

FIBA Europe Cup: Bashkimi–Cibona zhvendoset në Zagreb, Prizreni do të presë ndeshjen kthyese

Bashkimi njofton se ndeshja e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup kundër Cibona-s, e planifikuar të zhvillohej në Prizren më 16 tetor 2025,...

Lajmet e Fundit