7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e fundit të qershorit

Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e fundit të qershorit do të ketë mot relativisht më stabil dhe jo shumë ngrohtë.

Të mëkurën ka mundësi për reshje, por me intensitet të dobët.

Njoftimi i plotë:

Mot relativisht më stabil në ditët e fundit të qershorit dhe jo shumë i ngrohtë.

25.06.2023 – Mot relativisht më stabil po parashihet në ditët e fundit të qershorit.  Do të ketë më shumë intervale me diell.  Mundësi për të reshura paraqiten mbrëmjen e së mërkurës, por kryesisht me intenzitet të dobët.  Në aspektin termik nuk do të jetë edhe shumë ngrohtë, me temperaturat maksimale që luhaten ndërmjet 23C e 27C, e ato minimale nga 10C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.  Nën kushte të kthjellimeve, orëve të pasdites rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që edhe shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të kaloj në vlera mesatare.

26.06 – Intervale më të gjata me diell.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

27.06 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

28.06 – Kryesisht me diell.  Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

29.06 – Herët në mëngjes, aty këtu priten kushte për riga lokale shiu.  Ditën më shumë intervale me diell dhe jo shumë ngrohtë.

30.06 – Më ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryjë kryesisht nga nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rënie të përkohshme ditën e mërkurë.

Më Shumë

Xuxi, banori më i ri në BBVK3

Xuxi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Në klipin prezantues, Xuxi tha se do që të bëhet lider i të...

Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me datë...

Lajmet e Fundit