Deputetët përballen me rrugaçërinë serbe, Rexhaj: Ua thamë troç se Kosova është shtet i pavarur

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, dhe Erxhan Galushi, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të Përfaqësuesve të Mbrojtjes dhe Parlamentet Evropës Juglindore, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje bëri të ditur se janë përballur me rrugaçërinë serbe.

“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj.

Ai theksoi se atyre ua thanë troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Po ashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviqit”, theksoi ai.

“I falënderoj deputetët e Shqipërise dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”, shtoi deputeti i VV-së.

Kliko videon

https://www.facebook.com/share/v/v3wNLfdCx27tk8kE/?mibextid=oFDknk

 

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit