4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Donjeta Sadiku e hekurt në Paris, e nis me fitore kampanjën në Lojërat Olimpike

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garimin në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës.

Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, e mposhti boksieren nga Tajlanda Thamanya Somnuek.

Ajo u dallua më së shumti në raundin e tretë, ku tregoi performancë fantastike ndaj boksieres tajlandeze.

Komiteti Olimpik i Kosovës është shprehur se Sadiku dominoi luftën, derisa tha se me meritë vazhdon garën drejt medaljes.

“Donjeta Sadiku e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierja jonë triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg. Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes”.

“Meçi u përcollë nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe drejtues tjerë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë”, thuhet tutje në shkrimin e këtij komiteti.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit