12.1 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Kryetari i Malishevës zhvillon vizitë zyrtare në SHBA – nisin bisedimet për binjakëzimin me Staten Island

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York.

Gjatë vizitës së tij, Kastrati zhvilloi një takim pune me anëtarin e Këshillit të New Yorkut, David Carr, në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Në këtë takim u dakorduan për të nisur sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island, përcjell PrizrenPress.

Në një postim, Kastrati u shpreh:

“Në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York. Gjatë qëndrimit tim këtu, sot në ambientet e Bashkisë së New Yorkut, së bashku me z. Naser Nika, kam zhvilluar një takim pune, me anëtarin e Këshillit, z. David Carr, me të cilin u dakorduam për të filluar sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island në New York.

Vendi më përkrahës i popullit shqiptar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë ne përjetësisht u jemi mirënjohës.” /PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksident i rëndë në Prizren: Vetura përplaset me murin e një shtëpie, dy të lënduar

Mbrëmë në qendër të Prizrenit, një veturë humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një shtëpie. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri u lënduan,...

Është stinë lulesh

Enver Sulaj shiu bie mbi qepalla e s’shihet syri nga loti e dridhet buza nga ngashërimi… është stinë lulesh e ëndrrash të bukura petalet i luhat puhiza e mbrëmjes të vyshkura...

Lajmet e Fundit