7.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

Skaj Sessions mbyll edicionin e sivjetmë në Kino Lumbardhi me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…

Në njoftimin e Fondacionit “Lumbardhi” sqarohet se Skaj Session ka filluar si një program muzikor që ka lidhur stile dhe gjeografi të ndryshme muzikore në një skenë.

Aty theksohet se këtë vit, në kuadër të këtij prigrami muzikor, në Kino Lumbardhi janë paraqitur artistë si Siksa, Putan Club, Jay-Jay Johanson, Gillespie, Kolektiv RKS, Heavenphetamine, Tringa Sadiku dhe Torrin Williams.

“Tani jemi shumë të gëzuar që e mbyllim programin me dy performanca që lidhin meloditë shpirtërore dhe eklektike së bashku me ritmet e fuqishme dhe energjike në një natë me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…”, thuhet në njoftim.

Rita Braga, sipas njoftimit, është muzikante nga Portugalia, muzika e së cilës frymëzohet nga pionerët e post-punk-ut, elektronikës dhe kabaretit. Së fundmi, Braga ka lansuar albumin e saj të fundit “Illegal Planet” ndërsa vetë ka performuar në të gjithë botën përreth 15 vite dhe ka bashkëpunuar me artistë si Ana da Silva (The Raincoats), Felix Kubin, Ian Svenonius (që gjithashtu është paraqitur në Kino Lumbardhi) dhe të tjerë, raporton Telegrafi.

Blla Blla Blla…, sipas njoftimit, u formua në vitin 1988 dhe kanë luajtur në vend, rajon dhe më gjerë. Bendi nisi të eksperimentonte në stile dhe forma të ndryshme muzikore derisa krijuan shenjën e tyre atë që ata e kanë quajtur: “Oversky balkanishe Re-formë”, që është dhe titulli i albumit të tyre të dytë.

Rryma muzikore në të cilën bëjnë pjesë konsiderohet shpesh si “art rock” duke përzier ritmet rock me instrumente të ndryshme, si në këtë rast, violina tipike e Blla Blla Blla…-ve, vokale të forta dhe performancë skenike krejt të veçantë.

“Biletat i gjeni vetëm në Kino Lumbardhi deri para nisjes së performancave dhe kushtojnë 3 euro”, thuhet në njoftim, teksa sqarohet se dyert hapen me 12 tetor 2024 prej orës 20:00.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Suharekë

Skuadra e Trepçës mposhti Yllin me vetëm tri pikë diferencë, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat 66:69. "Xhebrailat" arritën të marrin avantazhin në çerekun e...

Sot Malisheva-Llapi, mysafirët kërkojnë të gjejnë e vendësit të rigjejnë formën

Malisheva pret sot Llapin në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës. Malishevasit që pak javë më parë kryesonin tabelën, nuk njohin fitore që tri...

Lajmet e Fundit