Përmbyllet projekti për veprimin lokal të klimës në Prizren dhe Suharekë: Certifikohen kontribuesit kryesorë

Sot, në Prizren, u mbajt eventi përmbyllës i projektit “Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës,” ku morën pjesë kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe shefi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

Ky projekt është financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Komunat e Prizrenit dhe Suharekës.

Gjatë eventit, u prezantuan arritjet kryesore të projektit, të cilat theksuan rëndësinë e veprimit lokal për klimën dhe ndikimin e tij në politikën mjedisore.

Një pjesë e rëndësishme e këtij eventi ishte ceremonia e dorëzimit të certifikatave të mirënjohjes për anëtarët e Qendrave Komunale të Rritjes së Gjelbër (QMGC) nga të dyja komunat, në shenjë njohjeje për kontributin e tyre në suksesin e projektit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit