13.6 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 90:71 (22:10, 21:16, 21:21, 26:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Se vendasit janë të vendosur për fitore, kjo u pa që në fillim, ku e nisën sfidën shumë më mirë, dhe e fituan çerekun e parë 22:10. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 43:26.

Bora thelloi më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 26 pikë dallim, 61:35, megjithatë, prizrenasit ngushtuan paksa shifrat, ku pas 30 minutash rezultati në semafor ishte 64:47. Në dhjetë minutat e fundit, Bora arriti të ruajë epërsinë, përkundër tentimeve nga mysafirët dhe fitoi 90:71.

Te Bora u dalluan Jetmir Zeqiri me 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Adem Mekiq me 13 pikë e pesë asistime dhe Admir Memedi me 21 pikë, ndërsa te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Lenzelle Smith me 28 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.

Bora ka tri fitore e nëntë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka tri fitore e dhjetë humbje.

Më Shumë

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Lajmet e Fundit