Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin lokal dhe qeverisjen komunale.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shefja e SDC-së në Kosovë, Beate Katja Elsässer, zyrtarja e lartë e programit në SDC, Saranda Cana, si dhe përfaqësuesit e projektit DEMOS, Ertan Munoglu dhe Shpend Emini, raporton PrizrenPress.

Gjatë takimit u prezantuan potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, ndërsa u diskutua për ndërlidhjen mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile.

“Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe rëndësia e Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, transparencës dhe vendimmarrjes”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “u trajtuan çështje që lidhen me qeverisjen lokale në Kosovë, përfshirë sukseset dhe sfidat”.

Pas takimit, delegacioni ka vizituar projektin në realizim në kuadër të këtij granti – Stacionin e Autobusëve në Prizren, për të parë nga afër rezultatet konkrete dhe ndikimin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit