Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e menaxhimit, monitorimit dhe zhvillimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet.
Platforma, e angazhuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ofron sistem të integruar që mundëson qasje në statistika dhe raporte në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në vendimmarrje.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, “Arsimi në Prizren po hyn në një epokë të re digjitale!”.
Në vijim të njoftimit theksohet: “Ajo mundëson qasje në statistika dhe raporte në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në vendimmarrje”.
Po ashtu, në njoftim thuhet se “shkollat i menaxhojnë në mënyrë të strukturuar klasat, oraret dhe dokumentacionin, ndërsa mësimdhënësit lehtësojnë punën përmes ditarit elektronik, testeve online dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me prindërit”.

Më tej, theksohet se “nxënësit kanë qasje të plotë në materiale, detyra dhe rezultate në çdo kohë, ndërsa prindërit mbeten gjithmonë të informuar për përparimin dhe vijueshmërinë e fëmijëve të tyre”.
Në fund të njoftimit thuhet: “Një platformë. Një sistem. Një vizion për arsimin digjital në Komunën e Prizrenit”./PrizrenPress.com/
Marketing