19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të programit të bashkëpunimit Zvicër–Kosovë 2026–2029.

Pas eventit, Xheladini ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin zviceran, Jürg Sprecher, të cilin e ka ftuar për një vizitë në Dragash.

“Sot isha i nderuar të jem pjesë e eventit të organizuar nga Ambasada e Zvicrës për hapjen zyrtare të programit të bashkëpunimit Zvicër–Kosovë 2026–2029. Pas eventit pata kënaqësinë të bisedoj dhe ta ftoj Shkëlqesinë e Tij, z. Jürg Sprecher, për një vizitë në Dragash”, ka deklaruar Xheladini, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se gjatë takimit ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës dhe mërgatës.

“E falënderova për respektin ndaj mërgatës sonë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin dhe popullin tonë. Gjithashtu me Ambasadorin bisedova edhe për vonesën e alokimit të Grantit të Performancës për vitin 2024 nga ana e MAPL-së”, theksoi ai.

Xheladini ka vlerësuar lart rolin e Zvicrës në zhvillimin e Kosovës ndër vite.

“Që nga vitet ’90, ndihma e Zvicrës ka qenë jetike për Kosovën. Vielen Dank, Schweiz!”, përfundoi ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit