13.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Vëllaznimi fiton ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli

Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Më mirë këtë ndeshje e nisën skuadra nikoqire me një serie prej 5 – 0, por më pas skuadra e Vëllaznimit mori kontorllën e lojës, duke shënuar një seri prej 18 – 0, duke e dërguar kështu rezultatin në 5 – 18, por pas kësaj epërsie të  krijuar nga Vëllaznimi, Ylli përmes 8 pikëve të shënuara e çoi rezultatin në 13 -18 rezultat me të cilin u mbyll edhe çereku i parë.

Për dallim nga çereku i parë, çerekun e dytë më mirë  e nisi skuadra e Vëllaznimit, ku në një moment epërsia e gjakovarëve arriti në 15 pikë (15 – 30), deri në fund të këtij çereku Ylli arriti që këtë epërsi ta ngushtojë deri në 10 pikë, ku pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundi me rezultatin 26 – 36.

Edhe në pjesën e dytë llogarinë e pikëve e hapën basketbollistët e Yllit përmes French i cili e dërgoi rezultatin në 28-36, ku Ylli arriti që gjatë këtj çereku ta afrojë rezultatin deri në 40 – 44, por pavarësisht kësaj basketbollistë e Vëllaznimit deri në fund të ndeshjes u treguan më të vëmendshëm dhe më efikas duke e përmbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 48 – 60.

Më efikasi në këtë ndeshje tek skuadra e Vëllaznimit ishte Jericole Hellems i cili shënoi 17 pikë, bëri 12 kërcime dhe dhuroi 2 asiste, i pasuar nga Trey Anderson i cili shënoi 13 pikë.

Ndërsa tek Ylli i jashtëzakonshëm ishte Tavares i cili shënoi 16 pikë e pati edhe 4 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Armstead me 11 pikë të tjera.

Pas 13 xhirove Ylli ka një bilanc prej 7 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Vëllaznimi ka një bilanc prej 6 fitoreve e 7 humbjeve.

Xhiron e ardhshme Vëllaznimi e pret Prishtinën në “Shani Nushi”, ndërsa Ylli shkon Prizrenit në ndeshjen e cila zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi”.

Më Shumë

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen e parë të këtij sezoni në shtëpi

Liria do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Bardhezinjtë do...

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e...

Lajmet e Fundit