Lokacioni i varrezave të reja përfshin një sipërfaqe prej 57 hektarësh dhe pritet të funksionalizohet vitin e ardhshëm.
“Me krijimin e kushteve të denja, kjo hapësirë do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Muaj më parë, kryetari Totaj pat bërë të ditur se prona prej 57 hektarësh, e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të komunës, raporton Telegrafi.
Ai pat shprehur qëndrimin se në këtë mënyrë janë krijuar mundësitë për zgjidhjen e një problemi që ka brengosur qytetarët prej shumë vitesh, pasi sipas tij varrezat e vjetra të qytetit nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.
Komuna e Prizrenit para më shumë se një dekade pati hartuar projektin ambicioz për bartjen e varrezave të qytetit në Landovicë, si rrjedhojë e kërkesave të shumta të komunitetit. Me këtë projekt synohej që çështja e varrezave të zgjidhet së paku për pesë dekadat e ardhshme. /Telegrafi/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”