Suhareka përfiton rreth 1 milion euro nga FKEE për efiçiencë të energjisë në tri shkolla

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në tri shkolla të kësaj komune do të implementohen masat e efiçiencës në energji në saje të mbështetjes nga Fondi i Kosov?s p?r Efiçienc? t? Energjis?.

Sipas tij vlera e këtyre marrëveshjeve arrin në rreth 1 milion euro.

“Afërsisht vlerë 1 milion euro përfitojmë nga Fondi i Kosov?s p?r Efiçienc? t? Energjis? për  3 shkollat: IAAP – “Skënder Luarasi” – Suharekë, SHFMU – “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, ShFMU – “Shkëndija” – Suharekë. Vazhdojmë me punë”, ka njoftuar kryetari Muharremaj në rrjetet sociale.

FKEE mundëson implementimin e masave të efiçiencës në energji, në objekte publike në komunat e Republikës së Kosovës. Përmes financimit dhe ofrimit të ekspertizës, është mundësuar krijimi i komforit në ndërtesa të ndryshme komunale, përfshirë shkollat.

Ky Fond angazhohet për të avancuar efiçiencën e energjisë përmes një sërë programesh dhe iniciativash.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit