1.4 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Kori i Filharmonisë së Kosovës nis vitin me koncert në Prizren

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin 2025 me një koncert të veçantë në qytetin e Prizrenit. Më 24 janar, në Autostrada Hangar, fillimisht në orën 19:30, Kori do të prezantohet me një program të pasur, i cili do të përfshijë vepra bashkëkohore nga kompozitorë të njohur.

Koncerti do të jetë nën dirigjimin e Hajrullah Sylës dhe do të shoqërohet nga Ansambli Harkor dhe Perkusioneve të Filharmonisë së Kosovës. Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorët Kushtrim Gashi, Vasil S. Tole, Hajrullah Syla, Rafet Rudi, si dhe nga dy emra të njohur ndërkombëtarë, Jake Runestad, fitues i çmimit Emmy, dhe Eric Whitacre, fitues i çmimit Grammy.

Ky koncert premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për dashamirësit e muzikës në Prizren dhe më gjerë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Konkurs për punësimin e 32 infermierëve në QKMF, QMF dhe AMF në Prizren

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkurs për pranimin e 32 infermierëve në institucionet publike shëndetësore në qytet dhe nëpër fshatra...

Shqiptarët përballë rikonfigurimit gjeopolitik

Haxhi Ferati Bota ndodhet në një fazë të rikonfigurimit gjeopolitik, një realitet që deri dje dukej i largët dhe i pakapshëm, por sot është i...

Lajmet e Fundit