2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

7 nga 54 mësimdhënës, kanë kaluar testin për licencë të avancuar

Vetëm 7 mësimdhënës nga 54 sa kanë aplikuar, kanë kaluar me sukses testin për marrjen e licencës së avancuar. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit po vlerësojnë se pragu i kalueshmërisë prej 80 për qind ka qenë i lartë. Ndërkaq, njohës të arsimit po vlerësojnë së kjo ka qenë një fazë pilotuese dhe se nuk duhet të ulën kriteret.

Pragu i lartë i kalueshmërisë mbi 80 për qind po vlerësohet se është njeri ndër faktorët që dyzet e shtatë mësimdhënës nuk kanë arritur të kalojnë provimin kualifikues për licencë të avancuar.

Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve në Ministrinë e Arsimit, Osman Beka, i tha Radio Kosovës së pragu i kalueshmërisë aktualisht është i lartë dhe koha e testimit sipas mësimdhënësve, ka qenë e shkurtër.

“Në bazë të analizës që kam pasur mundësi të bëj, pragu i kalueshmërisë ka qenë pak i lartë. Kështu që na duhet ta analizojmë situatën, sepse kalueshmëria me 80 për qind në çdo fushë po me dukët e lartë. Nuk e besoj që mësimdhënësit nuk i kemi në nivelin e duhur, por kjo është hera e parë që po organizohet ky provim. Por, mësimdhënësit janë ankuar që edhe koha ka qenë pak e shkurtër vetëm 1 ore e 20 minuta”, tha Beka.

E njohës të arsimit po vlerësojnë se mungesa e rezultateve është e natyrshme, pasi kjo është fazë testuese. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së nuk duhet të ulën kriteret e këtij testimi.

“Ky testim ka treguar që ministria duhet të ndryshojë diçka në test, por edhe që mësimdhënësit e kuptojnë që duhet ndryshe të përgatiten dhe nuk është ashtu si kanë menduar ata. Në të njëjtën kohë konsideroj që organizatorët e testit nuk duhet tash menjëherë t’i ulin kriteret, për arsye se nuk kanë pasur sukses. Me e mira është që mësimdhënësit të përgatiten më mirë dhe të kuptojnë me mirë këtë testim”, theksoi Rexha.

Ndërsa nga Sindikata e Arsimit kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë fare të informuar për këtë proces. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka larguar përfaqësuesin e Sindikatës nga Këshilli Shtetëror i Licencimit.

“Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, në shenjë revolte e inati kundrejt nesh, e ka larguar nga Këshilli Shtetëror i Licencimit përfaqësuesin e SBASHK-ut, këshill ky që është debatuar për të gjitha çështjet dhe aty janë marrë dhe janë dhënë propozime. SBASHK-u, përmes përfaqësuesit të vet ka qenë i informuar për të gjitha proceset që bëhen në sistemin arsimor dhe i ka njoftuar mësimdhënësit me kohë. Pasi tash është larguar, ne nuk kemi as një informacion për këtë lloj testimi”, tha ai.

Aplikimi për t’u pajisur me këtë licencë, nuk është i obligueshëm. E mësimdhënësit që arrijnë të marrin licencën e avancuar përfitojnë rritje të pagës për 1. 2 të koeficientit.

Më Shumë

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, për Klankosova.tv janë deklaruar nga spitali i qytetit.   Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit