6.1 C
Prizren
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së.

Sipas kësaj partie rasti ka ndodhur në parkun në lagjen Kurrillë.

“Kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, ka sulmuar fizikisht kandidaten për deputete të YTHP-së, Arda Maloku, në Parkun e Dëshmorëve në Kurrillë. Përfaqësuesit e partisë sonë do të ndërmarrin menjëherë hapat ligjorë lidhur me këtë sulm, duke e denoncuar rastin në Drejtorinë e Policisë në Prizren dhe në Prokurorinë e Prizrenit, si dhe do të bëjnë kallëzim penal ndaj personit në fjalë”, thuhet në komunikatën e YTHP-së. Aty gjithashtu është shprehur mallkimi për “duart që ngrihen kundër grave”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) e cila akuzat e YTHP-së i ka cilësuar si të pabaza.

“Njoftojmë se kemi nisur procesin ligjor ndaj personave që gjatë procesit zgjedhor kanë ndërmarrë veprime provokative me synimin për të prishur qetësinë shoqërore dhe më pas kanë tentuar të mashtrojnë opinionin publik me akuza të pabaza”, thuhet në reagimin e KDTP-së.

Sipas kësaj partie, çështja i është referuar organeve kompetente.

“Akuzat e pavërteta ndaj Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, z. Fikrim Damka, tregojnë dëshpërimin e një mentaliteti përçarës, i cili e kupton se do ti humbasë zgjedhjet. Ne e dënojmë fuqishëm këtë lloj shpifjeje dhe provokimi dhe informojmë publikun se çështja i është referuar organeve kompetente dhe procesi ligjor do të ndiqet me vendosmëri”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kjo parti i ka bërë thirrje qytetarëve për maturi përballë këtyre provokimeve dhe “të veprojnë me ndjenjë përgjegjësie për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe të drejtë”.

.

.

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: 150 milionë euro grante vjetore pa kthim për bizneset e reja

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot në Prizren planin ekonomik që parasheh ndarjen e 150 milionë eurove në vit si grante pa...

Arrestohet shtetasi turk në Prizren,dyshohet për sulm fizik ndaj një femre

Një shtetas turk është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka ushtruar një sulm fizik ndaj një femre kosovare. Policia e Kosovës ka njoftuar se...

Lajmet e Fundit