8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka shprehur qëndrimin se rasti i sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të saj nga rivali politik është tronditës dhe se ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk të Kosovës.

Kjo parti ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) është thellësisht e tronditur nga sulmi ndaj anëtares sonë të Kryesisë Qendrore dhe kandidates për deputete, znj. Arda Maloku. Fakti që një incident i tillë ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve, si pasojë e sjelljes së një përfaqësuesi politik, ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk, ka ndikuar thellë te opinioni publik dhe fatkeqësisht ka hedhur hije mbi procesin zgjedhor. Shpresa jonë është që ngjarje të tilla të mos përsëriten më dhe që procesi ligjor në vijim të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e YTHP-së.
Në të njëjtën kohë duke u bazuar në deklaratat e organeve të hetuesisë, YTHP ka theksuar se ka pasur prova të mjaftueshme dhe dëshmi për ndalimin 48 orësh të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka.

 

“Në deklaratën e bërë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, është bërë e ditur se pas vlerësimit të ankesës lidhur me këtë rast nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, si dhe pas sigurimit të provave të mjaftueshme nga vendi i ngjarjes dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë, kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, është ndaluar dhe është iniciuar procesi ligjor ndaj tij”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, me ç’rast është shpërndarë edhe deklarata e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu të hënën ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh.
Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i MZhR-së dhe nipi i tij, F.D.

Kliko linkun:Facebook

Më Shumë

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit