Bashkimi bën një transfer të bujshëm, ka statistika impresive

Bashkimi duket se nuk e ka në plan që të dorëzohet sivjet sa i përket trofeve.

Kjo pasi siç ka mësuar AsistiOnline.com, prizrenasit kanë arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Dirk Williams i gjatë 1.95 centimetra dhe që luan në pozitat 1/2.

Lojtari vjen në Kosovë pas përvojës në këtë edicion me ekipin e Hapoel Yossi Avrahami Eliat në Ligën e parë të Izraelit ku në 19 ndeshje ka pasur 16 pikë, 7 kërcime e 2.4 asiste.

Lojtari ka një karrierë tejet të pasur edhe paraprakisht me ekipe si Chalon/Saone në Francë, London Lions, Sheffield Sharks & Manchester Giants në Britani, Zalakeramia ZTE KK në Hungari etj. Vlen të ceket se në gjitha ekipet, lojtari ka pasur mbi 15 mesataren e pikëve.

Mbetet të shihet se si do të përshtatet me lojën e prizrenasve ky lojtar, por karriera e tij flet shumë për një nivel si basketbolli ynë.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit