7.3 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ndahet nga jeta legjenda e boksit prizrenas, Avdi Karamani

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, Prizreni ka humbur një nga figurat më të shquara të sportit. Në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur, Avdi Karamani.

Një emër i respektuar në qytet dhe më gjerë, Karamani ia kushtoi jetën boksit, duke trajnuar breza të tërë sportistësh dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti. Si pjesë e Klubit të Boksit “Prizreni”, ai udhëhoqi dhe formoi boksierë të njohur si Armend Xhoxhaj, Ensar Badalli, Drilon Thaqi dhe shumë të tjerë, të cilët mbajnë gjallë trashëgiminë e tij.

Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por për gjithë komunitetin sportiv dhe qytetarët e Prizrenit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e hene) në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

U prehtë në paqe!

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Lajmet e Fundit