2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar, përcjell PrizrenPress.

“Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftim.

Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit