17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Prizreni pëson humbje të rëndë ndaj Pejës, mbetet në fund të tabelës

Peja shënoi një fitore bindëse si mysafire ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 79:98 (20:20, 18:35, 15:25, 26:18), në kuadër të javës së 23-të të ProCredit Superligës.

Skuadra prizrenase nuk arriti të përballojë ritmin e Pejës, veçanërisht në çerekun e dytë dhe të tretë, ku mysafirët krijuan një epërsi të konsiderueshme. Lenzelle Smith ishte më i dalluari për Proton Cable Prizrenin me 17 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa te Peja, Dardan Berisha e përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe 6 kërcime.

Me këtë humbje, Proton Cable Prizreni mbetet në pozitën e fundit të tabelës me vetëm 5 fitore dhe 18 humbje, ndërsa Peja përmirëson bilancin e saj me 12 fitore dhe 11 humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat...

Lajmet e Fundit