Hapet thirrja për aplikim për “Data Science Bootcamp”, i përkrahur nga Komuna e Prizrenit

Është hapur thirrja për aplikim për programin “Data Science Bootcamp”, i cili përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe synon zhvillimin e aftësive në një nga fushat më të kërkuara të teknologjisë.

Programi organizohet nga Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), i licencuar nga institucioni ndërkombëtar CNM Ingenuity (SHBA), dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit, përfshirë edhe ata që nuk kanë përvojë paraprake në këtë fushë.

Sipas njoftimit të komunës, pjesëmarrësit do të trajnohen në gjuhët programuese Python dhe SQL, si dhe në konceptet bazë të Machine Learning, duke punuar në projekte reale që i përgatisin për tregun e punës.

Programi ofron certifikim me vlefshmëri ndërkombëtare nga MICP dhe CNM Ingenuity, ndërsa kandidatët mund të përfitojnë edhe bursa deri në 100 për qind. Mësimdhënia do të zhvillohet sipas standardeve amerikane dhe në format fleksibil, kryesisht online.

“Thirrja për aplikim tashmë është hapur… duke filluar nga zero, ju do të mësoni Python, SQL dhe Machine Learning, duke punuar në projekte reale që ju përgatisin për tregun e punës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Të interesuarit mund të aplikojnë dhe të marrin më shumë informacione përmes platformës zyrtare të programit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit