Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve nga të gjitha vendbanimet e komunës.

Në këtë kuvend, me votë të lirë, kryetare e degës është zgjedhur Blenita Krasniqi. Nënkryetarë janë zgjedhur Redon Thaçi dhe Rina Hasani, ndërsa sekretare Sabrie Vuçitërna.

“I përgëzoj për besimin e marrë dhe u uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja! Shpreh gatishmërinë time të plotë për mbështetje në funksion të fuqizimit të rolit të rinisë dhe avancimit të mëtejmë të strukturave të degës”, ka deklaruar kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai ka falënderuar edhe kryetaren e deritanishme, Albina Durgutin, për kontributin e saj gjatë mandatit.

“Falënderoj kryetaren e deritanishme, Albina Durguti, për angazhimin dhe për kontributin e saj të çmuar në organizimin dhe mobilizimin e të rinjve gjatë mandatit të saj”, shtoi Latifi.

Sipas tij, në ditët në vijim pritet të bëhet kompletimi i strukturave të të rinjve dhe përzgjedhja e delegatëve për kuvendin e degës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit