Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në një objekt banimi kolektiv në Malishevë.

Viktimat e kësaj tragjedie janë Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, humbja e të cilëve ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe mbarë komuniteti, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku vijonin mësimin dy fëmijët, si dhe një numër i madh qytetarësh, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke theksuar se “kjo tragjedi ka prekur thellë qytetarët e Malishevës, duke lënë pas një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe solidariteti me familjen dhe të afërmit e viktimave”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit