11.4 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Plagoset një 26-vjeçar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes në Prizren është plagosur një person.

Sipas njoftimit të policisë i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar.

“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën ‘Durrësi’ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31-vjeçar) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G. 26-vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, i dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, pushkë automatike me numër serik AK -47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 1 gëzhojë.

I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti thuhet se është cilësuar si “vrasje në tentative” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Më Shumë

Enise Zijade mposht serben Simic, kalon në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka arritur gjysmëfinalen e Podgorica Junior European Cup 2025, pasi mposhti serben Andjela Simic me tre denime për Ippon në...

Komuna e Prizrenit ka filluar sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Komuna e Prizrenit po përballet me sanim të dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat kërkojnë ndihmën e institucioneve qendrore. Reshjet e ditëve të fundit...

Lumi

Lajmet e Fundit