10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.P., i cili më 3 mars në Prizren dyshohet se ka grisur librin e shenjtë të fesë islame – Kuranin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit midis grupeve fetare.

Në vendim thuhet se provat e siguruara nga Policia dhe Prokuroria Speciale tregojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:10, në afërsi të teqesë Halveti në Prizren.

“I njëjti kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, të cilin e kishte grisur. Copëzat e librit të shpërndara në rrugë u vërejtën nga qytetarët, të cilët njoftuan Policinë. Kjo ngjarje shkaktoi zemërim të madh te komuniteti islam dhe rrezikoi harmoninë ndërfetare, duke kërcënuar qetësinë publike”, thuhet në vendim.

Bazuar në këto rrethana, I.P. dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 të Kodit Penal.

Ai u arrestua më 4 mars me vendim të Prokurorisë Speciale.

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

Lajmet e Fundit