0 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Oliver Jens Schmitt merr titullin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Akademiku Oliver Jens Schmitt të enjten është nderuar me titullin e lartë “Dr. Honoris Causa” në ceremoninë e mbajtur në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në prani të mysafirëve të shumtë.

Sipas njoftimit të këtij universiteti, ky titull i veçantë iu dha për kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Schmittit në fushën e historisë, studimeve për Ballkanin dhe lidhjeve ndërkombëtare.

Rektori Mentor Alishani ka vlerësuar kontributin e Schmittit në njohjen dhe zhvillimin e historisë dhe kulturës shqiptare.

Zëvendësministri në MASHTI, Arsim Ademi, ka theksuar se kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe komunitetit akademik ndërkombëtar.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Filologjisë, Xhafer Beqiraj, ka prezantuar biografinë dhe kontributin e albanologut nga Zvicra,  duke theksuar punën e tij në fushën e historisë dhe studimeve të Ballkanit, si dhe përkushtimin e tij për edukimin e brezave të rinj të historianëve.

Profesori Schmitt, sipas njoftimit, këtë çmim e ka vlerësuar si një motivim për të vazhduar angazhimin për avancimin e dijes dhe shkencës.

Ai ka mbajtur edhe ligjëratën mbi “Malet në Historinë Shqiptare”, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e historisë natyrore dhe kulturore të malësive shqiptare dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e kombit shqiptar.

“Ky aktivitet ishte një moment i rëndësishëm për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe një mundësi për të promovuar vlera të shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke sjellë emra të njohur dhe të respektuar nga fusha akademike globale”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Rrethimi i Skënderbeut

Nga Ben Blushi Shkoj shpesh të kuptoj se si bashkëjeton Skënderbeu me kohën. Sheshi që ka marrë emrin e tij ka qenë dikur një rrethrrotullim, pastaj...

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian

Prizreni ka marrë sot zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel. Vlerësimi vjen pas një...

Lajmet e Fundit