Etnik Brruti ftohet në kombëtaren e Shqipërisë, Malisheva: Krenari për klubin tonë

Klubi i Malishevës ka njoftuar me krenari se futbollisti i tyre, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA World Cup 2026 – European Qualifier”.

Në një postim zyrtar, klubi ka shprehur emocionet për këtë arritje të madhe, duke theksuar se kjo ftesë është një sukses jo vetëm për lojtarin, por edhe për vetë klubin.

“Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja ‘A’ e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të ‘FIFA World Cup 2026 – European Qualifier’! Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë”, thuhet në postim, përcjell PrizrenPress.

Brruti, si kosovar, ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, duke theksuar lidhjen e fortë mes shqiptarëve:

“Shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb. Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët”.

Në fund, klubi i Malishevës i ka uruar sukses Brrutit në këtë etapë të rëndësishme të karrierës së tij:

“Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën kuqezi!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit