“Betohem në Zot që nuk e kam vjedh rrymën”: 59-vjeçari nga Zhuri mohon akuzat e KEDS-it

 

Tahir Elezkurtaj, 59 vjeçar, u ndalua në kufi, derisa po kthehej për pushime nga Kroaci në Kosovë. Policët e Kosovës e morën e e dërguan në stacion të Policisë, me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithçka nisi në 2023-ën, kur Elezkurtaj u ndalua nga policët, pasi po vinte nga Kroacia në Kosovë.

Në Kiks Kosova, qytetari u shpreh i vendosur se asnjëherë nuk ka punuar diçka në orën e rrymës.

Madje, sipas tij, pa qenë fare në shtëpi, KEDS-i e kishte zhvendosur orën nga shtëpia e tij në shtyllën e cila gjendet në pronën e komshiut.

Duket se akuzat për vjedhje nuk janë i vetmi telash që KEDS-i i kishte shkaktuar Elezkurtajt. Kjo ngase orën e rrymës, sipas tij, KEDS ia kishte vendosur në oborrin e nipit të tij, me të cilin nuk flasin fare.

Elezkurtaj, i cili vjen nga Zhuri i Prizrenit, figuron dy herë si i dënuar me kusht për veprën penale vjedhje e energjisë elektrike, por që sipas tij, në seancën e parë është deklaruar fajtor ngase siç thotë ai, gjykatësi i kishte thënë më mirë ta pranosh sepse mund të të ndalet edhe viza kroate.

Elezkurtaj, meqenëse asokohe do shkonte për punë në Kroaci, ka thënë që e kishte esenciale dhe primare vizën. Andaj edhe duke mos e njohur mirë pjesën ligjore, e kishte pranuar fajësinë.

Por në seancën e dytë, atë të 2024-ës, në aktvendimin e së cilës figuron që Tahir Elezkurtaj pranon fajësinë për kryerjen e veprës, 59-vjeçari ka thënë që deklarata e tij nuk u morr parasysh fare ndonëse insistonte që ai nuk e kishte kryer veprën për të cilën po ngarkohej.

Në lidhje me akuzat e KEDS-it për vjedhjen e energjisë elektrike, Elezkurtaj është i sigurt që nuk ka bërë asnjë manovrim me telat e rrymës.

Dhe e vetmja dëshmi me të cilën po akuzohet ai, sipas 59-vjeçarit është një foto në largësi e shtyllës elektrike, të cilën nuk po mund ta shoh as mbrojtja e tij, ndonëse kanë bërë kërkesë për qasje në të.

Elezkurtaj vazhdon të mos ketë energji elektrike në shtëpinë e tij në fshatin Zhur të Prizrenit, që nga 10 gushti i 2024-ës.

Në mundësinë e parë që do ta ketë që të lë Kosovën e të kthehet në Kroaci, ky qytetar, i zhgënjyer me procedurat e shtetit, thotë se do ta bëjë.

Ai kishte punuar që nga viti 2020 në Kroaci, mirëpo tash e një vit gjendet në Kosovë meqë i ka skaduar viza e punës. /Klankosova.tv

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit