Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit veror.
Vendimi është marrë në bazë të rekomandimit të KKSB-së, të dalë nga takimi i mbajtur më 26.06.2026, dhe është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

“Aprovohet rekomandimi i KKSB-së i dalë nga takimi i mbajtur më 26.06.2026, për shfrytëzimin e oborreve në të gjitha shkollat e Komunës sonë si parkingje pa pagesë për bashkatdhetarët dhe qytetarët tjerë të Komunës së Dragashit. Drejtorët e shkollave obligohen t’i lejojnë për shfrytëzim oborret e shkollave për parkingje pa pagesë nga data 01.07.2026 deri më datën 25.08.2026. Drejtorët e shkollave obligohen që ta sigurojnë nga një punëtor ndihmës për të menaxhuar parkingjet në oborret e shkollave”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, periudha e shfrytëzimit të këtyre hapësirave është nga 1 korriku deri më 25 gusht 2026, ndërsa shkollat obligohen të sigurojnë staf ndihmës për menaxhimin e parkingjeve.
Kjo masë synon lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe bashkatdhetarët gjatë sezonit veror në Komunën e Dragashit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
