E TRISHTË: Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti përfundon në një shtëpi për të moshuar

Aktorja e mirënjohur dhe “Artistja e Popullit”, Tinka Kurti, tashmë jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë e bëri të ditur vetë ajo mbrëmjen e kaluar përmes një videomesazhi në emisionin “Big Brother VIP”.

Kurti rrëfeu se ka kaluar shumë vështirësi dhe se fillimisht vendosja në këtë institucion për të ishte një tragjedi. Megjithatë, ajo tregoi se me kalimin e kohës ka gjetur njerëz të mrekullueshëm dhe një ambient të ngrohtë.

“Kam pasur shumë probleme, por më ra për pjesë një fat tjetër – erdha në këtë shtëpi që, siç e shihni edhe ju, është një mrekulli. Për mua ishte një tragjedi dhe doja që të nesërmen të ikja sa më parë. Por tani them: kurrë më s’dua të largohem, sepse këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe një ambient shumë të bukur”, u shpreh Tinka Kurti.

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Lajmet e Fundit