7.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Hapet prokurimi për vizitën e kuvendarëve të Prizrenit në Turqi, vlera e parashikuar 30 mijë euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për vizitën e kuvendarëve në Turqi gjatë këtij viti. Vlera e parashikuar për realizimin e kësaj vizite studimore sipas organeve komunale është 30 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komuna e Prizrenit thuhet se planifikohet “realizimi i vizitës studimore për 41 anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe për 4 zyrtarë komunalë në Republikën e Turqisë”.

Në dosjen e tenderit figuron se kjo vizitë pesë ditore është paraparë me vendim të Kuvendit të Komunës dhe se është lejuar me vendim të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, raporton Telegrafi.

Aty sqarohet se operatori ekonomik duhet të mundësojë transportin, akomodimin në hotel me 4 ose 5 yje për 4 netë si dhe sigurimin shëndetësor për pjesëmarrësit e kësaj vizite studimore.

Në kuadër të transportit parashihet vizita në institucionet shtetërore dhe në monumentet kulturore-historike të Stambollit dhe Edrenesë, “për të cilat shprehet interesi i vizitorëve në bashkëpunim me fituesin e tenderit”.

Afati për dorëzimin e ofertave është data 30 prill 2025, raporton Telegrafi.

Javë më parë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me një vendim ka miratuar kërkesën e kryesueses së Kuvendit, Antigona Berisha-Bytyqi për realizimin e kësaj vizite pesë ditore në Turqi për kuvendarët dhe katër zyrtarët komunalë.

Realizimi i vizitës në Republikën e Turqisë për kuvendarët e Prizrenit ishte planifikuar edhe në vitin e shkuar, por se nuk ishte realizuar pasi aktiviteti përkatës i prokurimit ishte anuluar nga Zyra e Prokurimit me arsyetimin se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Lajmet e Fundit