10.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Tri ndeshje sot në hendboll, Rahoveci pritet të fitojë pa telashe

Sot zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro dhe shumë prej gjërave tashmë janë vendosur. E hapur mbetet gara për pozitën e dytë e po ashtu për të shmangur pozitën e parafundit. Ndeshjet e fundjavës mund të kenë ndikim në renditjen përfundimtare.

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, nuk pritet të ketë telashe për të fituar dy pikët e reja. Luan nga ora 19:00 me Trepçën në Mitrovicë. “Vreshtarët” fundjavën e kaluar u ndalën në barazim nga Kastrioti, pas 24 fitoreve rresht. Rahoveci në plejof starton nga pozita e parë. I ka 49 pikë. Trepça është e shtata me 12 pikë, ndërsa synon që të përfundojë e gjashta dhe të shmang plejautin.

Kastrioti synon të vazhdojë momentin e mirë në ndeshjen ndaj Prishtinës, që po ashtu zhvillohet nga ora 19:00. Kastrioti është i dyti me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 25.

Në Podujevë prej orës 19:00 takohen Vushtrria e Llapi. Vushtrria është e pesta me 16 pikë, ndërsa Llapi i gjashti me 13.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e 13-të. Të shtunën është takimi Istogu – Drenica (19:00), ndërsa të dielën janë takimet Vëllaznimi – Deçani dhe Drita – Prizreni (Kamenicë).

Te juniorët është xhiroja e dytë. Në Grupin A, të dielën ndeshjet luhen në Ferizaj: Kastrioti – Llapi (10:00), Vushtrria – Ulpiana (12:00), Trepça – Prishtina (14:00). Në grupin B, të hënën është ndeshja Istogu – Vëllaznimi (19:30, Banjë), ndërsa të martën përballen Besa Famgas e Deçani (17:00, Pejë).

Të shtunën e të dielën vazhdon gara në Ligën e pioniereve. Ndeshjet luhen në Obiliq, Ferizaj e Gjakovë./PrizrenPress.com

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit