4.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Zëvendëskryesuesi i Prizrenit, Bush viziton disa komuna në ShBA, shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Levent Bush në kuadër të qëndrimit në ShBA ka vizituar komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it.

Sipas tij gjatë këtyre vizitave është diskutuar lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Si pjesë e programit të ofruar nga IVLP (International Visitor Leadership Program) patëm mundësinë të vizitojmë komunat e Bostonit, Durhanit dhe Bow-it. Me këtë rast, patëm rastin të shohim vizionin dhe sistemin e punës së këtyre komunave”, ka bërë të ditur Bush, raporton Telegrafi.

Ai ka shtuar se në këtë kuadër janë marrë edhe informata lidhur me punën vullnetare të organizatave joqeveritare në kuadër të komunave.

“Në takimet e mbajtura patëm rastin të paraqesim idetë se si mund të punojmë së bashku me Unionin e Komunave. Po ashtu, Komuna e Bostonit deklaroi se janë të hapur dhe të gatshëm të bashkëpunojnë me Komunën e Prizrenit”, ka njoftuar Bush. /Telegrafi/

Më Shumë

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe...

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Lajmet e Fundit