4.1 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Dragashi mbështet fshatrat fqinj të Shqipërisë me shërbime shëndetësore falas dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, mirëpritën dje në një takim miqësor drejtorin e Qendrës Mjekësore në Zapod, Dr. Elton Palushi, i shoqëruar nga kryetari i fshatit Orgjost,  Avni Ferati, dhe përfaqësuesi nga fshati Pakishtë, Vullnet Vllaçaj, përcjell PrizrenPress.

Me këtë rast, drejtori i Qendrës Mjekësore në Zapod, Elton Palushi, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen e Komunës së Dragashit ndaj banorëve të fshatrave fqinj të Shqipërisë, me theks të veçantë trajtimin e barabartë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa pagesë për këta banorë nga QKMF në Dragash.

Ndërkaq, kryetari i fshatit Orgjost, Avni Ferati, kërkoi thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Dragashit lidhur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh fshatrat kufitarë të Shqipërisë me Komunën e Dragashit, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Në anën tjetër, kryetari Xheladini u shpreh i gatshëm për të ofruar mbështetjen institucionale nga ana e Komunës së Dragashit, duke theksuar se përkrah çdo iniciativë që ka për qëllim mirëqenien e banorëve të fshatrave nga të dyja anët e kufirit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Kampionia e Kosovës, Trepça ka triumfuar në derbin e javës së 17-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 90:81. Sfida në Mitrovicë ka qenë...

Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht

Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku...

Lajmet e Fundit