1.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Me nderime të larta varroset komandant “Ftyra”

Sot, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, u zhvillua ceremonia e varrimit të ish-veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën e luftës komandant “ftyra”.

Përmes një komunikate për media, komuna e Malishevës bëri të ditur se ceremonitë mortore nisën me homazhe në sallën e sportit të Banjës, ku shumë bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë bënë nderimet e fundit pranë arkivolit të tij.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, strukturave komunale, si dhe personalitete të tjera nga jeta publike në trojet shqiptare.

Në mbledhjen komemorative të mbajtur pas homazheve, u ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprimtarinë e Komandant Ftyrës. Fjalime mbajtën Fatmir Limaj, komandant Çeliku dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës së Malishevës,  Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë; dhe Fatmir Shurdhaj, në emër të familjes dhe banorëve të fshatit Banjë.

Ceremonia përfundoi në varrezat e fshatit Banjë, ku me nderime ushtarake dhe rite fetare, Shala u përcoll për në banesën e fundit, duke lënë pas një trashëgimi krenare për brezat që vijnë.

Më Shumë

Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e...

Haziz Hodaj nuk do të jetë delegat i Kuvendit të LDK-së

Anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, nuk do të jetë delegat në Kuvendin e kësaj partie që...

Lajmet e Fundit