10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Bashkimi hap serinë me fitore ndaj Trepçës dhe merr avantazhin e parë drejt titullit

Bashkimi ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it. Prizrenasit fituan ndaj Trepçës me shifrat 84:77 (15:18, 23:14, 25:19, 21:26), për të krijuar epërsinë 1:0, raporton PrizrenPress.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku çereku i parë përfundoi 15:18. Por, prizrenasit ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 38:32.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me vendasit që kishin epërsi konstante dhe mysafirët që tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi vetëm ngushtuan rezultatin në 71:67, megjithatë Bashkimi triumfoi në fund 84:77.

Te Bashkimi u dalluan Mack Smith me 22 pikë e tetë kërcime, Jayveous Mckinnis me 13 pikë e 11 kërcime dhe Wendell Green me 22 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë dhe Michael Myers me dhjetë pikë e 13 kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Lajmet e Fundit