10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Liria shpërthen pas humbjes në barazh: Ndeshja nuk u vendos në fushë – arbitri deformoi gjithçka

Pas humbjes 3:1 ndaj Vushtrrisë në gjysmëfinalen e barazhit për Superligë, Liria e Prizrenit ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u drejtua ndeshja nga gjyqtari Alban Shala, duke e konsideruar referimin si “të paprecedent dhe thellësisht skandaloz”.

Në deklaratën e klubit thuhet: “Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë”, përcjell PrizrenPress.

Sipas Lirisë, gjyqtari kryesor ishte faktor përcaktues që devijoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes: “Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme”.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Klubi vlerëson punën dhe përkushtimin e futbollistëve, stafit dhe tifozëve, por thotë se gjithçka është zbehur nga padrejtësia në fushë: “Ky episod është një plagë për futbollin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, stafi punon pa ndalesë për përgatitjen e skuadrës, dhe tifozët qëndrojnë besnikë në çdo situatë. Por, kur puna dhe përkushtimi i të gjithëve zbehet nga arbitra që nuk përfaqësojnë drejtësinë, atëherë kemi një problem serioz që nuk mund të kalojë pa reagim”.

Në fund, klubi njofton se nuk do të qëndrojë më i heshtur: “Nuk mund të heshtim më. Nuk mund të tolerojmë më. Kjo situatë kërkon përgjegjësi dhe reflektim”.

Dhe përmbyll me një mesazh ironik e të drejtpërdrejtë për arbitrin: “Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asist apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Lajmet e Fundit