5.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Prizreni nderon Komandant Petritin, hapet “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, është hapur të martën me një solemnitet të mbajtur në kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit.

Pjesëmarrësit në këtë organizim kanë nderuar jetën dhe veprën e heroit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se kohërat e vështira prodhojnë liderë, ashtu siç ka qenë edhe rasti me Komandant Petritin. Ai ka sugjeruar se duhet çmuar vlerat e luftës dhe të historisë.

“Jam i sigurt se me aktivitet tona e përkujtojmë pjesën më të lavdishme të historisë së re të kombit shqiptar”, ka thënë Totaj.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka shprehur qëndrimin se kjo ngjarje shënon kujtimin, lavdinë e përjetësimin e veprës së Komandant Petritit.

“Detyrë e përgjegjësi e secilit nga ne është që çdo ditë përmes dijes, punës së ndershme përkushtimit qytetar ta nderojmë dhe lartësojmë UÇK-në dhe ta mbajmë gjallë kujtimin për heronjtë tanë”, ka thënë ajo.

Mirënjohje për organizimin e kësaj jave ka shprehur kryetari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha si dhe vëllai i Komandant Petritit, Hamit Ademaj.

Gjatë kësaj jave, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, nxënësit e shkollave të Prizrenit testojnë dijen në lëndë të ndryshme si dhe zhvillojnë gara sportive e kulturore. /Telegrafi/

Më Shumë

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Lajmet e Fundit