Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me dinjitet dhe mikpritje tradicionale.
Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, përmes një mesazhi publik, ka uruar mirëseardhje për bashkatdhetarët dhe ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm që japin për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të komunës.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj mirëseardhje të përzemërt në vendlindjen tuaj – në tokën që gjithmonë e mbani në zemër, pavarësisht sa larg jeni”, thuhet në mesazhin e Xheladinit, raporton PrizrenPress.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Ai theksoi rëndësinë e remitencave, investimeve dhe përkrahjes materiale e morale që diaspora vazhdimisht i ofron familjeve të tyre dhe komunitetit.
“Kontributi juaj i vazhdueshëm është i pazëvendësueshëm. Remitencat dhe investimet tuaja janë shtyllë e fortë për familjet dhe për ekonominë e komunës sonë. Ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që bëni për ne”, u shpreh ai.
Masat e ndërmarra për sezonin veror
Komuna ka përgatitur një sërë lehtësimesh për qytetarët dhe veçanërisht për mërgimtarët, përfshirë: Parkim falas në oborret e shkollave; Vënien në funksion të rrugës unazore në qytezën e Dragashit, për të lehtësuar qarkullimin; Shtimin e stafit në shërbimin emergjent pranë QKMF-së, për të ofruar kujdes më të shpejtë shëndetësor; si dhe Zgjatjen e orarit të shërbimeve komunale, për të mundësuar realizimin e punëve administrative gjatë qëndrimit të tyre.
Aktivitete kulturore dhe festive në Dragash, Opojë e Gorë
Përveç masave praktike, janë planifikuar edhe ngjarje kulturore për të krijuar atmosferë festive dhe për të ruajtur lidhjet shpirtërore të diasporës me vendlindjen. Në mesin e tyre spikasin: Festivali Ballkanik “Opoja Vallëzon”, më 24, 25 dhe 26 korrik në fshatin Bresanë; Manifestim kulturor në fshatin Bellobrad, më 4 gusht në ora 20:00, si dhe turneu i futbollit për nder të mërgatës më 28, 29 dhe 30 korrik; Aktivitet kulturor në liqenin e Breznës; si dhe Katër manifestime kulturore në zonën e Gorës, dedikuar komuniteteve jo-shumicë, për të gjallëruar jetën kulturore edhe në pjesët më periferike të komunës.
“Të dashur mërgimtarë, ju jeni ura jonë lidhëse me botën dhe dëshmia më e fortë se vendlindja nuk harrohet kurrë,” përfundon mesazhin e tij kryetari Xheladini, duke e theksuar edhe një herë vlerësimin dhe respektin për diasporën./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren