Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës – Grapeland Rahoveci duket se ka arritur të sigurojë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës për edicionin e ri në Superligë.
AsistiOnline.com ka mësuar se kapiteni Bardh Rexha ka vazhduar kontratën me klubin nga Rahoveci dhe pritet të jetë udhëheqësi i ekipit në sfidat e elitës së basketbollit kosovar.
Rexha, i cili ishte lojtari kyç në ngjitjen historike të Grapeland në Superligë, ka vendosur t’i qëndrojë besnik fanellës vreshtare edhe për sezonin e ri. Me përvojën dhe lidershipin e tij në parket, ai konsiderohet figura rreth së cilës do të ndërtohet formacioni i trajnerit për edicionin e ri.
Sipas burimeve të afërta me klubin, marrëveshja është arritur me vullnet të ndërsjellë dhe me synim të qartë: stabilizimin e ekipit në Superligë dhe përfaqësim dinjitoz i Rahovecit në garat vendore.
Vazhdimi i kontratës me Rexhën shihet si një hap strategjik i klubit për të ruajtur kontinuitetin dhe identitetin e Grapeland-it në një sezon që pritet të jetë sfidues, por edhe me shumë mundësi për të dëshmuar vlerat e një skuadre që ka ambicie të rritet nga viti në vit.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren