Nesër në Prizren nis edicioni i XVII-të i Panairit Tradicional të Librit

Në organizim të Institutit për Kulturë dhe Kërkime Sociale – IKKS, nga dita e mërkurë në Prizren do të mbahet Panairi Tradicional i Librit në ambient të hapur, i cili këtë vit shënon edicionin e XVII-të të tij.

Ditar Kabashi, nga këshilli organizativ, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e këtij panairi, i cili pritet të karakterizohet nga një program i pasur me pjesëmarrjen e autorëve të ndryshëm, poetëve, historianëve dhe studiuesve nga trevat mbarëshqiptare, si dhe me prezencën e shtëpive botuese.

Panairi do të jetë i hapur nga data 30 korrik deri më 3 gusht, në Sheshin e Lidhjes pranë Bibliotekës së Qytetit.

Pjesë e këtij panairi do të jenë shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa nuk do të mungojnë as programet e larmishme letrare.

Në kuadër të programit letrar janë paraparë edhe takime me autorët: Bajram Kosumi, Muharrem Kurti, Nuridin Ahmeti, Vera Istrefi, Ramadan dhe Refki Reshitaj, Durim Avdullahu, Bashmir Xhemaj, Vlora Rexhaj Morina, Metush Skeja, si dhe autorët boshnjakë Sadik Idrizi Aljabak dhe Mustafa Balje./tv prizreni

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit