Profesori dhe ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Afrim Avdaj, ka njoftuar publikisht tërheqjen nga kandidimi për pozitën e drejtorit të këtij institucioni shëndetësor
Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1931011784486118
Në një deklaratë drejtuar kolegëve, stafit mjekësor dhe qytetarëve të Prizrenit, ai ka theksuar se vendimi i tij është marrë me vetëdije të plotë, pavarësisht mbështetjes së madhe publike.
“Përkundër inkurajimit tuaj që të rikthehem si drejtor dhe ta çoj më tej rrugëtimin tonë të përbashkët, ju falënderoj thellësisht për besimin e treguar,” shkruan Dr. Avdaj, kirurg-endoskopist.
Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, Spitali i Prizrenit ishte vlerësuar si një nga institucionet model në rajon, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, ku performanca e tij u cilësua si shembull për menaxhim efektiv nga Instituti “Robert Koch” në Gjermani, ekspertë nga Lombardia e Italisë, dhe institucione të tjera vendore e ndërkombëtare.
Për këtë kontribut, Dr. Avdaj kujton edhe nderimin me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kukësit, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e Spitalit të Prizrenit përtej kufijve.
Në deklaratën e tij, ai ka rikujtuar edhe disa prej arritjeve kyçe gjatë udhëheqjes së tij:
Inicimi i shërbimit të Kardiologjisë Invazive,
Fillimi i projektit për Spitalin e Nënës dhe Fëmijës,
Vlerësimi i lartë nga Auditori i Përgjithshëm për performancë,
Përmbushja e kritereve për akreditim ndërkombëtar,
Propozimi për transformimin e spitalit në Qendrën e dytë Klinike Universitare në Kosovë.
Megjithatë, ai bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për drejtimin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, duke shtuar se mbetet gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për qytetarët dhe sistemin shëndetësor publik.
“Shëndetësia humbet kur pazaret fitojnë mbi profesionalizmin”, – përmbyll mesazhin e tij Prof. Dr. Afrim Avdaj.
Marketing
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren